Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Përfundon pas 5 orësh raundi i dytë i takimit Kurti-Vuçiç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar pas gati pesë orësh takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak kanë diskutuar më herët “kokë më kokë” me Kurtin dhe më pas me Vuçiç.

Presidenti i Serbisë është larguar tashmë nga godina e Bashkimit Eurpian dhe pritet t’i drejtohet mediave, shkruajnë mediat serbe.

Një zyrtar serb që shoqëron Vuçiç në Bruksel ka deklaruar se presidenti serb do t’i drejtohet mediave për të treguar atë çfarë ka ndodhur me bisedimet, duke paralajmëruar se “do të jetë një nga fjalimet më të rëndësishme për publikun”.

Në ndërtesën e BE-së ku u zhvillua dialogu ishte i pranishëm edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img