Ka përfunduar takimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin, i cili zgjati 3 orë e gjysëm, më pak nga sa ishte planifikuar.
Lajmi është bërë me dije nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. Takimi i dy liderëve në Gjenevë të Zvicrës ishte planifikuar 5 orë.
Raundi i parë i bisedimeve zgjati 90 minuta, ndërsa raundi i dytë 65 minuta. Sipas medieve të huaja, Biden dhe Putin do të mbajnë konferenca të veçanta për shtyp.
Palët më herët kanë deklaruar se takimi do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara mes dy vendeve.