Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Përfundon pa asnjë incident vizita e Presidentit turk Erdogan, Policia falenderon qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për zbatimin e udhëzimeve

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar pa asnjë incident vizita e Presidentit turk Erdogan në Shqipëri. Policia e shtetit me anë të një deklarate ka falenderuar qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për mirëkuptimin dhe zbatimin me korrektësi të udhëzimeve policore.

“Falë masave të shtuara, profesionalizmit të shërbimeve policore dhe të Gardës së Republikës, si dhe qytetarisë së treguar nga përdoruesit e rrugës, ka përfunduar pa asnjë incident, vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që treguan duke iu përgjigjur thirrjes së bërë nga Policia, dhe për zbatimin me korrektësi të udhëzimeve policore”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Kujtojmë se prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, një pjesë e madhe e rrugëve të kryeqytetit dhe zonave rreth Tiranës ishin të bllokuara për arsye sigurie. Tashmë akset janë hapur të gjitha, pasi Presidenti Erdogan është nisur drejt Turqisë.


Më shumë