Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përfundon operacioni i evakuimit, policia bën bilancin: U shpëtuan 39 persona

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon operacioni i evakuimit, policia bën bilancin: U

Ka përfunduar operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregëtare në Lushnjë, ku ra një zjarr i madh ditën e sotme.

Bëhet me dije se në këtë operacion morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Policia ka bërë edhe bilancin ku njofton se janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Zjarri në Lushnjë, evakuohen banorët, 10 prej tyre në spital

Përfundoi operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregëtare në Lushnjë. Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet  Rrumbullaku, Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Lexo edhe: “3 fëmijë të asfiksuar”, Brataj: Po hapen me forcë dhe kontrollohen të gjitha hyrjet

Dyshohet se fillimisht zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në këtë qendër, e cila ka qenë e mbyllur. Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave ka qenë e mbipopulluar.

Pritet që ekzpertiza dhe hetimet të zbardhin shkakun e rënjes së zjarrit në këtë qëndër tregtare që rrezikoi jetën e dhjetra qytetarëve.

Lexo edhe: Përkeqësohet zjarri në qendrën tregtare, zjarrfikëset e Tiranës nisen drejt Lushnjes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese