Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Përfundon numërimi për Primaret, dalin emrat e kandidatëve fitues për disa Bashki

spot_img

Lajme të ngjashëm

Procesi i votimit dhe numërimit për Primaret ka përfunduar në disa Bashki të vendit. Kandidat për Bashkinë e Krujës është shpallur fitues Ndriçim Babasi i cili ka arritur të marrë 168 vota, ndërsa në Tepelenë fitues ka dalë Baftjar Imeri me 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme.

Ndonëse kandidonte i vetëm për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka marrë edyhe 6 vota kundër. 1386 demokratë kanë votuar pro Spahisë, ndërsa 4 vota janë shpallur të pavlefshme.

Gjirokastër pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani me 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota.

Bëhet me dije se procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Bulqizë ku fitues është shpallur Defrim Fiku, i cili ka marrë 453 vota kundrejt Fatos Hoxhës i cili ka marrë 280 vota.

Kandidati fitues nga Primaret në Shijak është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në Këlcyrë pas numërimit të votave rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota, ndërsa kandidati tjetër ishte Edmond Nano i cili arriti të merrte 39 vota.

Pogradec, Oligert Muçllari ka dalë fitues me 289, ndërsa 291 vota ka arritur të marrë Zini Tollozhina, ndërkohë 5 vota janë shpallur të pavlefshme.

Përmet është zyrtarizuar kandidati i vetëm Edmon Komino, ndërsa në Konispol me 137 vota ka fituar Fatmir Shero.

Shero kandidonte kundrejt Aleksandër Lokoshit i cili ka marrë 41 vota.

Devoll fitues ka dalë Elvis Hajdërlli me 1184 i cili garonte përballë Vojsava Bregut e cila ka marrë 156 vota dhe Xhensila Kapos me 18 vota.

Delvinë Ilir Mehmeti  ka dalë fitues me 185 vota, Hasan Alizoti ka marrë 83 vota, ndërsa Bati Cucuri 76 vota.

Më shumë


spot_img









spot_img