Hapësire reklamuese

Politikë

Përfundon numërimi për 5 Bashki të tjera, zbardhen emrat e fituesve të Primareve, ja sa vota mori Sazan Guri

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon numërimi për 5 Bashki të tjera, zbardhen emrat e

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme procesin e Primareve në të gjitha Bashkitë e vendit. Së fundmi ka përfunduar numërimi në Bashkinë e Selenicës ku ka fituar Leonard Rakipaj, i cili ka marrë 270 vota, duke lënë pas dy kandidatët e tjerë, Jani Dapaj 70 vota dhe Dhurata Mecorapaj me 10 vota.

Gjithashtu procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe për Primaret e Bashkisë Berat ku fitues është shpallur kandidati Zija Ismaili me 537 vota, ndërsa kandidatët e tjerë Sazan Guri mori 32 vota dhe kandidatja Klejdi Spahiu arriti të mbledhë vetëm 80 vota. Sipas raportimeve, 3 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Poliçan ka pasur vetëm një kandidat të vetëm, për pasojë fitues është shpallur Behar Xhaferraj i cili ka marrë 92 vota, ndërsa 2 vota janë shpallur të pavlefshme.

Procesi i numërimit të votave është mbyllur edhe në Skrapar ku kandidonte i vetëm Euglen Mustafallari, i cili ka arritur të marrë 256 vota.

Dimal është shpallur fitues Gentian Meci i cili ka arritur të sigurojë 187 vota kundrant 86 votave të Thoma Rumnicit.

Ndërsa në Kuçovë, ku pati dorëheqje nga Brikena Koroveshi e vetmja kandidate përballë Lefter Maliqit, është mbyllur procesi i numërimit, ku me 339 vota është shpallur fitues Lefter Maliqi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll