Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit të qarkut Gjirokastër.
Rezultati përfundimtar ka nxjerrë Partinë Socialiste fituese me 24.428 vota e përkthyer në 3 mandate, ndërkohë që ndjek Partia Demokratike me 13.864 vota, duke arritur të marrë 1 deputet.
Humbësja e madhe në këtë qark për LSI-në, që në krahasim me vitin 2017 ka përgjysmuar votat, duke mos arritur të marrë asnjë mandat në këtë qark. Në këtë mënyrë, kryesuesi i listës së LSI, Vangjel Tavo, do të jetë jashtë Parlamentit të ardhshëm.
Emrat e deputetëve:
PS
1. Mirela Kumbaro
2. Laert Duraj
3. Bledar Çuçi
Herësi për të thyer listën në Partinë Socialiste është 8177 vota.
PD
1. Tritan Shehu
Herësi për të thyer listën e Partisë Demokratike është 10 mijë vota.
Përfundon numërimi në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste merr 3 mandate, Vangjel Tavo mbetet jashtë Parlamentit të ri (EMRAT E DEPUTETËVE)
