Ka përfunduar procesi i numërit për Primaret në Bashkinë Patos dhe Mallakastër. Pas numërimit të votave nga komisioni përkatës në këto Bashki, rezulton kandidatja Sofie Alushaj është fituese në Primaret e Patosit pasi ka arritur të marrë 256 vota.
Ajo ka qenë përballë Ardian Ramës, i cili ka marrë 56 vota dhe kandidatit tjetër, Gazmend Halimi, që ka marrë 28 vota.
Ndërsan në Mallakastër kanë marrë pjesë 333 votues ku fitues rezulton Resmi Shanaj me 264 vota kundrejt Neim Begajt, i cili ka marrë vetëm 69 vota.