Hapësire reklamuese

Rajoni

Përfundon numërimi i votave me postë në Kosovë, ja sa deputetë ka fituar Vetëvendosja

Shkruar nga Newsbomb
Foto arkive

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga jashtë vendit.

Sipas rezultateve përfundimtare Vetëvendosje ka siguruar 58 vende në Kuvendin e Kosovës ose 49.9%.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 19 deputetw. Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 vende. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen nesër, e enjte 4 mars.

“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars. Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, ka thënë Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.