Hapësire reklamuese

Politikë

Përfundon me sukses mbledhja, miratohet online kalendari i punimeve për "Zgjedhoren"

Shkruar nga Newsbomb

Ka nisur online mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi deputetët demokratë, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit nuk lejuan zhvillimin normal në sallën ku dhe ishte njoftuar më herët.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë dy bashkëkryetarët e këtij komisioni, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, duke përfshirë edhe anëtarët, nga ana e demokratëve, Kreshnik Çollaku, Indrit Sefa, Eralda Bano, Seladin Jakupllari ndërsa nga socialistët Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Blerina Gjylameti, Ermonela Felaj , Etilda Gjonaj.

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhor, Damian Gjiknuri, u bëri thirrje deputetëve që të mos pengojnë punimet dhe të lejojnë zhvillimin e tyre dhe t’i bashkohen.

“Kanë të gjithë të drejtën për të dhënë kontributin e tyre. Me rëndësi është të zhvillojmë diskutimin. I bëj thirrje të gjithë kolegëve të na mundësojnë zhvillimin e mbledhjeve fizikisht ose të na bashkohen online”, tha Gjiknuri.

Ndërsa, bashkëkryetari tjetër i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, i adresoi thirrjen e tij kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës të cilës i kërkoi që të angazhojë zhvillimi nnormal të këtij komisioni.

“Thirrja ime i adresohet zonjës Nikolla që të agrantojë zhvillimin normal të këtoj Komisioni dhe jo vetëm. Nga ana ime do të ketë gjithmonë kërkesë sistematike që të garantohet zhvillimi fizik i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD-së i qëndrojnë qëndrimit që mbledhjet e Komisioneve, do të duhet të zhvillohen në mënyrë fizike. Ai është parlament jo i një grupi, jo i disa deputëtëve, jo i mazhorancës, por i gjithë deputetëve që kanë të drejtë të shprehin aty vendimet e tyre. Kjo reformë duhet të gëzojë legjitimitetin publik”, tha Alibeaj.

12:25- Kjo mbledhje online u përmbyll me sukses. Duke qenë se herën e kaluar nuk u arrit të mbahej mbledhja pas trazirave të shkaktuara nga demokratët,  Anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore kanë miratuar online kalendarin e punimeve. Ndërkohë, sa i përket mbledhjes së radhës, bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri, u shpreh se do njoftojë në vijim datën dhe orën se kur do të mbahet.

LEXO EDHE: I njëjti film e njëjta histori, Komisioni i Reformës Zgjedhore mbyllet pa nisur

Kujtojmë se njëjtë si dhe mbledhjen e kaluar edhe paraditen e kësaj të premte deputetët demokratë nuk lejuan që të kishte një mbledhje normale të Komisionit të Reformës Zgjedhore.  Deputetët e opozitës përsëritën të njëjtin skenar duke zënë vendet e socialistëve në sallë dhe duke detyruar këta të fundit që të largoheshin.

Pamje nga Komisioni, paraditen e 26 janarit Pamje nga Komisioni, paraditen e 26 janarit

Kujtojmë se deputetët e PD kërkojnë ribërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe që bashkëkryetar të jetë Oerd Bylykbashi si dhe të ketë një anëtarësi tjetër, kërkesë kjo që ende nuk është shqyrtuar.

LEXO EDHE: Dështon “Zgjedhorja”, Salianji: Maxhoranca po e bllokon prej 2 vitesh

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese