Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

“Përfundon me dajak te oborri i PD”, si e parashikoi Nikoll Lesi tre muaj më parë atë që ndodhi sot te selia blu (Shkrimi në Revistën Newsbomb.al)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre muaj më parë, në një editorial të botuar në Revistën Newsbomb.al, gazetari Nikoll Lesi e parashikoi me saktësi, atë që qindra-mijëra shqiptarë e panë të ndodhte sot në oborrin e Partisë Demokratike.

Skenat e shëmtuara të dhunës, shqyerja e dyerve dhe “pushtimi” i katit të parë të selisë nga mbështetësit e Sali Berishës ishin sot kryefjala e çdo lajmi.

Por në 1 tetor të 2021, Lesi shkruante në Revistën Newsbomb.al për fatin e PD-së, që sipas tij do të ndahet në dy pjesë.

Pjesë nga shkrimi i Nikoll Lesit me titull: Beteja Basha-Berisha përfundon me dajak te oborri i PD

***

Si përfundim Lulzim Basha do ta quajë Kuvend antiligjor dhe do ta apelojë në gjykatë vendimin e delegatëve të Kuvendit proBerisha. Gjykatat janë me Bashën, pasi janë së pari me kryeministrin. Ndaj Berisha dhe deputetët me delegatët, por edhe me popullin demokrat do shkojnë të selia blu për të hyrë në selinë e PD. Policia do të jetë te dera, se policia mbetet me Lulin. Por kryeministri nuk do të lejojë që policia të ndeshet trup me trup me militantët e PD-së. E ndaj demokratët proberishian, që nuk janë të paktë, do hyjnë në seli. Atje hyjnë “fitimtarët” e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së.

Por vula nuk do jetë aty, E merr Luli me vete. Gjykatat nuk do ta njohin Kuvendin e PD-së. Ligjërisht do njihet Basha kryetar. Por ai nuk hyn dot më në selinë blu. Dhe nuk ka mbështetës si Saliu. Do kemi një lojë të Ramës dhe ambasadorëve që të kemi dy PD, një me vulë dhe tjetra me elektorat. Të përçarë iu hyjnë me shumë në punë se sa në një parti! Nga ana tjëtër Edi Rama mbretëron qetësisht, pavarësisht se rrit çmimet dhe jetesën e qytetarëve. Vetëm nëse Berisha dhe PD-ja e tij rrethojnë kryeministrinë me popull, pa kthim, mund të ketë opozitë. Ndryshe Edi Ramën e kemi gjatë në pushtet.

Për më tepër vizitoni: https://revista.newsbomb.al/

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img