Hapësire reklamuese

Politikë

Përfundon mbledhja në PD, Basha: Do t’i kërkojmë qeverisë uljen urgjente të TVSH-së për ushqimet nga 20 në 6%

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon mbledhja në PD, Basha: Do t’i kërkojmë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë se do të kërkojë sa më parë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama që të ulë TVSH-në për ushqimet.

Basha tha se ky vendim është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, dhe është domosdoshmëri për të lehtësuar shqiptarët në nevojë ekstreme nga rritja e çmimeve të ushqimit.

Basha tha se do të propozojë uljen nga 20 në 60 për qind të TVSH-së për ushqimet. Ai gjithashtu informoi mbi tre komisionet hetimore që do të formojë Partia Demokratike.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Varfëria ekstreme po shërbehet nga rritja galopante e çmimeve, e bukës por edhe e ushqimeve në tërësi. E naftës, gazit, ujit. Ne nuk mund të rrimë në këtë situatë, ky është mentaliteti i një grupi që mendon vetëm për xhepat e vetë dhe të ortakëve të vetë. Për të sjellë një lehtësim për qytetarët shqiptarë grupi parlamentar i PD do të propozojë uljen e TVSH për mallrat ushqimore nga 20% në 6%.

Ky nuk është thjesht një propozim politik, por një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë ekstreme. Ky është edhe një veprim politik, me forcën që na kanë dhënë shqiptarët do t’i kërkojmë uljen e TVSH-së. Për të treguar që ky shtet edhe pse i grabitur, prapë së prapë e ka mundësinë dhe t’i shërbejë qytetarëve duke ulur menjëherë TVSH.

E dyta ka të bëjë me faktin se përse jemi në këtë parpalemt. Në funksion të kthimit të legjitimitetit, nga tre komisionet hetimore do të targetojnë masakrën zgjedhore, patronazhistët. Te keqpërdorimi dhe abuzimi me fondet e tërmetit. Komisioni tjetër hetimor do të merret me çështjen Bechetti, ku shqiptarvëe do t’i duhet të paguajnë 120 milion euro. Kjo do të hetohet, përgjegjësit do të dalin para shqiptarëve. E treta ka të bëjë me një çështje të mirënjohur për opinionin publik, që është çështja e inceneratorëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.