Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundon mbledhja me aleatët, Basha: Shteti ka rënë, opozita ka gati platformën kombëtare për daljen nga kriza

Shkruar nga Newsbomb
Më tej, Lulzim Basha shtoi se e vetmja rrugë për të rikthyer demokracinë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndërsa theksoi se PS duhet të marrë përgjegjësi të plotë për gjendjen ku e ka katandisur vendin.

‘E vetmja rrugë për të rikthyer demokracinë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. PS duhet të marrë përgjegjësi të plotë për gjendjen ku është katandisur vendi. Raporti ka treguar që instituconet kanë marrë fund. Ndodhemi para një momenti kyc, jo vetëm për atë që ka ndodhur por dhe për atë që pritet të ndodhë. Këshilli europian pritet të vendos nëse do të happen negociatat apo jo. Për mazhorancën ato janë hapur para 2 vitesh. Por në të vërtetë negociatat nuk janë hapur dhe nuk ka shanc të hapen me një Shqipëri që nuk organizon dot zgjedhje të lira’, përfundoi kreu i demokratëve Lulzim Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.