Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Përfundon mbledhja e tensionuar e PD, Basha e thotë prerë vendimin: Sa të jem unë kryetar…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbledhja në kryesinë e PD ka përfunduar dhe kryetari i kësaj partie Lulzim Basha disa minuta më parë ka dhënë një deklaratë për median ndërsa foli në lidhje me fraksionet brenda opozitës.

Kreu demokrat tha se në mbledhje pati debate por edhe diskutime, sakaq ndërsa është pyetur në lidhje me fraksionet e brendshme që janë kërkuar të ngrihen, Basha tha se për aq kohë sa do të jetë ai lider në PD nuk do të ketë fraksione të brendshme.

“Sa kohë të jem unë në krye të PD nuk do të ketë fraksione, por do të këtë hapësirë për këdo demokrat qe te kontribojë për qëllimin e përbashkët. Është qëllim kombëtar jo thjesht qëllimi i PD, por qëllim kombëtar për te çliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat që qeverisin sot si aleate të denja të Edi Ramës”, tha Basha.

Më shumë


spot_img









spot_img