Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, miratohet data 13 qershor për zgjedhjen e kryetarit të ri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar mbledhja e Kryesiss së Partisë Demokratike, e cila u zhvillua në selinë e PD duke filluar prej orës 17:00.

Në mbledhje u vendos se zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë do të zhvillohen në 13 qershor. Përballë kryetarit Lulzim Basha deri më tani kandidaturën e ka shpallur Fatbardh Kadilli, ndërkohë që pritet të mësohet nëse do të ketë kandidatë të tjerë.

Tashmë pritet votimi i Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili do të votojë për datën 13 qershor. Kryetar i Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana, ndërsa anëtarë janë: Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avdiu, Gjok Vuksani. Ndihmës anëtarë janë Edvin Minarolli dhe Lulzim Omuri.

Procesi do të hapet në datën 16 maj, dhe do të vijojë deri në 22 maj. Në datën 23 maj, kandidatët do të kenë mundësi të paraqesin kandidaturën e tyre. Ndërsa fushata do të nisë në 24 maj dhe do të vazhdojë deri në 11 qershor.

Në 13 qershor, demokratët në të gjithë vendin do t’i drejtohen kutive për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img