Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, debate mes Gazment Bardhit dhe drejtuesve politikë për analizën e “masakrës zgjedhore”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila u zhvillua në selinë blu dhe zgjati mbi 2 orë e 30 minuta, ku u miratuan 4 pikat e rendit të ditës.

Mbledhja e PD-së është shoqëruar me debate të shumta mes drejtuesve politikë në qarqe dhe Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, pasi ky i fundit u akuzua për hartimin e dokumentit të analizës për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Edmond Spaho dhe Edi Paloka kanë kundërshtuar Bardhin, duke u shprehur se ai document nuk është realist, por Sekretari i PD është justifikuar se metodologjinë e analizës nuk e ka hartuar ai, por është hartuar sipas një plani të bërë nga konsulentët.

Pjesë nga debatet në mbledhje:

Edmond Spaho: Aty ne raport z.Bardhi thua qe Korca nuk ka dale brenda pritshmerive? Si e shpjegon? Une kam bere tjeter analize. Kam marre rezultatin me te mire. Kam pasur objektiv 5 mandate, kam fituar 5 mandate.

Edi Paloka: Ky dokument nuk eshte realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojme ne kete menyre si eshte hartuar. Keshtu del sikur njeri ka punuar mire, nje tjeter jo.

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizes nuk eshte bere nga une, por eshte bere sipas nje plani te bere nga konsulentet. Mbi bazen e asaj metodologjie eshte bere analiza.

Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.

Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me përformancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave.

Më shumë

spot_img
spot_img