Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Përfundon mbledhja e kryesisë së LSI, Luan Rama zbulon të gjitha porositë e Monika Kryemadhit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas rreth dy orësh, përfundon mbledhja e kryesisë së LSI-së, e mbajtur për herë të parë nën drejtimin e Monika Kryemadhit.

Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI, Luan Rama sqaroi se cilat ishin pikat më të diskutuara, si dhe porositë që dha kryetarja Kryemadhi për çdo anëtar kryesie.

“LSI do vazhdojë të jetë në mbrojtjet të qytetarëve, të interesit të vendit për të qenë realisht zëdhënëse shprese dhe mbrojtëse të më shumë se 75% të qytetarëve të vendit, që kanë votuar kundër rilindjes apo ata që nuk kanë votuar, duke abstenuar.

Me shumë seriozistet po ristrukturojmë skemën e organizimit, kryesia përcaktoi disa detyra për mënyrën e funksionimit të të gjithë të zgjedhurve të LSI, duke përcaktuar detyra të qarta për secilin në funksion të këtij realiteti politik që është krijuar.

Është për të ardhur keq që ajo që paralajmëruam po konfirmohet, janë shfaqur të dokumentuara raste të vjedhjes së votës, të tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve. Kjo është njollë e madhe turpi për procesin dhe për ata të verbër që nuk kanë sy të shonin edhe pas dokumentimit të vjedhjes së votës.

Ne do vijojmë të jemi në anën e qytetarëve dhe me të njëjtin përkushtim e vendosmëri të mbrojmë interesin publik.

Krijimi i shkollës së debatit mes të rinjëve, në fund të kësaj jave vjen për herë të parë në Jalë, kamping i organizuar nga LRI, një ridemonsionim tjetër i rolit dhe veprimtarisë si protagosnte nga ana e LRI.

Janë krijuar grupe pune në përbërje të kryesisë, për të cilat do ketë projekte që do diskutohen në mbledhjet e ardhshme”, u shpreh Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img