Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës: Do të ruajmë rendin dhe sigurinë publike në të gjithë territorin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfudnuar mbledhja e Këshillit të SIgurisë së Kosovës, e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Në njoftimin për media, qeveria thotë se në mbledhje u diskutua për koordinimin e mëtejshëm të veprimeve që do të ndërmerren në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit.

Në mbledhje u vendos që të ruhet rendi dhe siguria publike në të gjithë territorin e Kosovës nga të gjitha institucionet.

“Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë. Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë  në vend. Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img