Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
23 %
3.6kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, flet Gjiknuri: E nisëm për Reformë Zgjedhore por u kthye në marrëveshje për të futur opozitën në zgjedhje

spot_img

Lajme të ngjashëm

f2a5bb98029cc37c0823d5549eedba4e

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS në tyrezën e Këshillit Politik, ka thënë pak më parë se bisedimet dhe puna nisi për të hartuar një Reformë Zgjedhore por u kthye në marrëveshje për të futur opozitën në zgjedhje.

Më tej, Gjiknuri tha se opozita është tërhequr nga propozimi për krijimin e një KQZ-je të re, sipas një formule të përcaktuar në draftin për Reformën Zgjedhore.

“Partia Demokratike ka kërkuar vetëm një marrëveshje zgjedhore, për të marrë garanci për identifikimin elektronik të zgjedhësve. Mbase do ishte më e ndershme të mbajmë KQZ që kemi se po e bëmë prap politike KQZ më mirë mbajmë këtë që kemi.

Mendoj se duhet të ketë një reflektim nga ana e tyre. Ne jemi dakord për kompromis por benda cështjeve që kemi rënë dakord. Ata kërkojnë mandate 4 vjeçare të komisionerëve dhe nënkomisionerëve sic është KQZ-ja aktuale. Po ashtu është më mirë të themi që të mbajmë KQZ që kemi.

Nuk e kam problem ta them se kjo u nis për Reformë Zgjedhore por u kthye në marrëveshje për tu futur opozita në zgjedhje.

Formula e KQZ ka qenë e parashikuar për mandatet që ne kishim parashikuar, por nëse PD ëhstë tërhequr unë e them sinqerisht që nuk ëhstë asnjë lloj problemi”, tha Gjiknuri.

Më tej, anëtari i PS në Këshillin Politik foli dhe për kërkesat e opozitës paralamentare.

“Ne do të respektojmë marrëveshjen që kemi me PD. Ne nuk mund ta kalojmë marrëveshjen vetëm se nuk i kemi votat. Tani politika është tripolare dhe duhet të flasim dhe me opozitën parlamentare”, përmbylli ai.

Më shumë

spot_img