Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Bylykbashi: Mazhoranca nuk pranoi sistemin e propozuar nga ne

Shkruar nga Newsbomb

Ka përfunduar mbledhja e sotme Këshillit Politik.

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi ka deklaruar se sistemi i propozuar nga partia e tij nuk është pranuar nga mazhoranca.

Sipas Bylykbashit, argumentat e dhënë nga pala tjetër nuk qendrojnë.

“Sot diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ. Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë të procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ, që të jenë profesionistë dhe që gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë që në nxjerrjen e akteve nënligjore nuk do kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Ne i kërkuam mazhorancës me këtë hap të dytë, të heqë dorë nga këmbëngulja që me cdo kusht të çojnë në një proces që nuk kalon nga Kuvendi. Ajo nuk e pranoi duke arsyetuar që sistemi i propozuar prej nesh politizon.Ne i kërkuam mazhorancës të heqë dorë nga këmbëngulja që mund të çojë në një proces që nuk jep asnjë garanci. Presim që maxhoranca të reflektojë dhe nga praktika kushtetuese e kemi të ekzekutuar.", tha ai.

Kujtojmë që PD ka kërkuar që përzgjedhja e 12 anëtarëve të KQZ të bëhet nga Kuvendi, ndërsa komisioni duhet të mos jetë i përbërë nga deputetët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu