Hapësire reklamuese

Politikë

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, këto janë vendimet që u morën

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së,

Ka përfunduar pas rreth 1 orë e 30 minuta mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u morën disa vendime të rëndësishme.

Në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit zgjodhën kryetarin e tyre të ri, e cila është Arta Sakja, që zëvendësoi në këtë post të shkarkuarin Edi Paloka.

Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Kryesisë, të cilët janë: Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Helidon Bushati, Xhelal Mziu.

Ndërkohë, u zëvendësuan edhe Sekretarët e shkarkuar dhe u zgjodhën emrat e rinj:

Kreshnik Çollaku – Sekretar për Emigracionin

Flamur Hoxha – Sekretar Organizativ

Indrit Sefa – Sekretar për Ligjet dhe Zgjedhjet

Roland Bejko – Sekretar për Pushtetin Vendor

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu