Hapësire reklamuese

Politikë

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kadilli: Sado e pabarabartë të jetë gara, jam gati t’i shkoj deri në fund

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së,

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku është vendosur 13 qershori si data e zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë.

Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar partie, u shpreh në përfundim të mbledhjes se sado e pavarabartë të jetë gara, ai do t’i shkojë deri në fund.

“Lajm i mirë që qoftë Kryesia dhe Këshilli diskutuan me përgjegjësi, pavarësisht mendimit, zërat kritikë e artikuluan qartë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit. Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por vendimi i Kyresisë është të shpallet gara për kryetar. Sado e pabarabartë të jetë gara, jam i vendosur t’i qëndroj deri në fund projektit për një PD të hapur dhe fituese. Duhet t’i japim shpresë shqiptarëve se do të kemi një PD më të hapur të shekullit 21. Aleanca jonë e vetme është që përballë krimit të kemi me vete qytetarët. Demokracia është e vështirë dhe e gjatë, por duhet ta mbrojmë të gjithë ne. Jam i vendosur t’i shkoj deri në fund përtëritjes të gjithë shoqërisë shqiptare”, tha Kadilli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu