Hapësire reklamuese

Politikë

Përfundon mbledhja e Grupit të PD, Paloka thirrje shqiptarëve: Situata do bëhet keq e më keq nëse...

Shkruar nga Newsbomb

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ku janë caktuar detyrat për çdo deputet gjatë organizimit të protestave në të gjithë vendin në 16 shkurt.

Pas mbledhjes, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestave, në të kundërt, sipas tij, situata në vend do të bëhet “keq e më keq”.

“Për protestat që do organizohen do ketë nga një anëtar kryesie dhe nga nëj deputet në çdo zonë. Me këtë formë regjimi as negociata nuk do të ketë por do shkojë keq e më keq po nuk reaguna qytetarët. Për këtë arsye i bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkohen në protestë”, deklaroi Paloka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu