Hapësire reklamuese

Rajoni

Përfundon mbledhja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, kur do të jepet vendimi për qeverinë e re

Shkruar nga Newsbomb

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë përfunduar para pak minutash mbledhjen për interpretimin e dekretit të Preidentit Hashim Thaçi, për qeverinë e re të vendit.

Anëtarët e kësaj gjykate do të publikojnë nesër, më 29 maj, vendimin e tyre ku do të vlerësojnë nëse dekreti i Thaçit për formimin e qeverisë së re nga Lidhja Demokratik e Kosovës është kushtetues apo jo.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, parti e parë doli Lëvizja Vetëvendosje dhe drejtuesit e saj pretendojnë se e drejta për formimin e qeverisë i takon asaj dhe pas mocionit të mosbesimit. Sipas Vetëvendosjes, nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon Thaçin vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por alternativat e mundshme janë që përveç hapjes së rrugës për formimin e një qeverie të re dhe nga ana tjetër shfuqizimit të dekretit të Presidentit, mund të vendoset që t’i ri jepet sërish e drejta për formimin e qeverisë VV-së.

Ndërkohë, pasditen e sotme aktivistët e Vetëvendosjes kanë zhvilluar një test-protesë për rreth dy orë në tre sheshe kryesore të Prishtinës, protestë e cila është parë nga aktorët politikë vendas si presion ndaj Kushtetueses.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll