Hapësire reklamuese

Politikë

Përfundon mbledhja e Alibeajt me Kryesinë, mosmarrëveshje mes krerëve të degëve

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon mbledhja e Alibeajt me Kryesinë, mosmarrëveshje mes

Ka përfunduar mbledhja mes kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj me Kolegjin e Kryetarëve, ku është diskutuar për listën e kandidatëve për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash në zgjedhjet e 14 majit.

Burime për media bëjnë me dije se në këtë ka pasur edhe përplasje të qëndrimeve nga një pjesë e krerëve të degëve.

Mësohet se disa nga kryetarët e degëve në qytete të ndryshme kanë pasur opinione të ndyrshme për sa i përket zgjedhjeve të 14 majit.

Kryetari i degës së Mirditës, Mark Ruçi, që është edhe kandidati në Mirditë, ka deklaruar se PD zyrtare duhet të dale në zgjedhjet e 14 majit me 61 bashki.

Kreu i Degës së Durrësit Joni Myshketa është shprehur se i ka emrat e mundshëm për kryebashkiakë, por ‘duhet të ruajmë përçarjen e mëtejshme’. Sakaq, kryetari i degës së PD në Kuçovë, u shpreh kundër propozimeve të deputetëve që PD zyrtare të futet vetëm me Këshilla Bashkiakë. Ai ka deklaruar se PD duhet të futet patjetër me kandidat.

Ndërsa Dhurata Çupi ka kërkuar që Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi të bëjnë gjithçka që PD në këto zgjedhje të futet e bashkuar. E teksa ka mbaruar kjo mbedhje, pritet që në orën 18.00 të mblidhet edhe Kryesia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese