Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Përfundon marrëveshja Rama-Meta, LSI merr 15 bashki. Ja emrat e qyteteve ku do bëhen propozime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Rama hyri në selinë rozë rreth orës 11.00 të paradites së sotme, ndërkohë që Ilir Meta vizitoi selinë e PS vetëm pak minuta më vonë. Takimi që pritej te ishte me i gjatë, perfundoi në oren 12.15 minuta, pas rreth gati një ore.

Dy delegacionet e PS dhe LSI janë në këto momente në selinë e PS për të diskutuar mbi bashkëpunimin në zgjedhjet vendore dhe ndarjen e bashkive për kandidatët.

Ajo që bëhet e qartë është se çdo kandidat do të ketë mbështetjen e të dy partive, ndërkohë që pak a shumë, një ndarje paraprake është përfolur. Ilir Meta shoqërohet në këtë takim nga Petrit Vasili, ndërkohë që Edi Rama shoqërohet nga Gramoz Ruçi.

Dy qytetet që kanë më shumë debat mes socialistëve dhe lëvizjes socialiste për integrim, janë Vlora dhe Fieri. Ka pasur një kërkesë për Fierin nga ana e LSI, por mësohet se PS nuk do ta lëshojë qytetin që e konsideron “kryeqytetin e votës socialiste”. LSI ofron deputetin Robert Bitri si kandidaturë, por socialistët kanë një tjetër emër surprizë, që mund të jetë edhe drejtori i shëndetit publik, Ternova. Madje Ruçi mësohet t’u ketë thënë zyrtarëve të PS në atë qytet, por edhe kolegëve deputetë, se ai ikën nga Partia nëse vendoset që LSI të marrë Fierin.

Sa për Vlorën, LSI ka një kandidaturë, edhe të vetëofruar, dhe ky është Shkëlqim Selami, deputeti i LSI në këtë qytet. Por Edi Rama, si deputet i parë i qarkut të Vlorës, ka vendosur që Vlora ti mbetet socialistëve, aq më tepër pas rrëmujës së muajve të fillim vitit me çështjen Shpëtim Gjika. Mendohet se mjeku Dritan Leli është një ndër emrat surprizë mes kandidatëve në Vlorë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img