Hapësire reklamuese

Politikë

Të dy të qeshur, Edi Rama ndan foton me kryeministren e Finlandës dhe paralajmëron me kthimin në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Të dy të qeshur, Edi Rama ndan foton me kryeministren e Finlandës

Në Berlin ka përfunduar kongresi i Partive Socialiste Europiane dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me kryeministren e Finlandës Sanna Marin, ku ka bërë me dije se po kthehet drejt Shqipërisë.

Rama thotë se po përgatitet për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë.

“ComradesPESCongress

*Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë #TëBashkuarJoTëNdarë; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë”, shkruan Rama në Faceboook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu