Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Balla: Nesër seanca plenare për shkarkimin e Metës, të lirohet sa më shpejt zyra e presidencës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

94540641ac0cecf60be7e8b1f8f84419

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.

Balla u shpreh se nesër në Kuvend do të zhvillohet seanca e posaçme për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, zhvillimet e ditëve të fundit tregojnë se “zyra e Kreut të Shtetit” duhet të zbrazet sa më parë. Balla tha se nisma e 55 deputetëve është marrë tashmë në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve.

‘Në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe Rregullores se Parlamentit jemi në fazën kur Komisioni i Ligjeve ka diskutuar nismën e 55 anëtarve të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Raporti i Ligjeve i shkon seancës plenare. Sipas rregullores diskutohet raporti i Ligjeve, në rast se raporti miratohet procedura vijon më tej. Më pas ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë shkeljet e Presidentit. Edhe ky komision ia çon raportin e tij me gjetjet Kuvendit. Nëse merr 94 vota, Presidenti shkarkohet. Vulën e vë më pas Gjykata Kushtetuese.Pra jemi në zbatim të përpiktë të afateve Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit. Sa më shumë ditët kalojnë aq më shumë e nevojshme bëhet lirimi i asaj zyre’,  tha Balla.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img