Hapësire reklamuese

Politikë

Përfundon dita e DYTË e vaksinimit, Manastirliu nxjerr shifrat: Sot u bënë 20.414 doza në të gjithë vendin

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se dita e sotme është mbyllur me mbi 20 mijë vaksinime në të gjithë vendin.

“DITA 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 20414 vaksinime, në të gjithë vendin”, shkruan ministrja Manastirliu.

Procesi i vaksinimit në moshat e treta ka filluar edhe në rrethe këto dy ditë, ku shumë prej tyre kanë marrë dozën e parë të vaksinimit kundër Covid-19.

Aktualisht vendi ynë është duke aplikuar katër lloje vaksinash, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu