Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit e cilësoi si skandal faktin që sot është dita e fundit për Reformën Zgjedhore dhe se i vetmi produkt është propoziimi i Partisë Demokratike të Lulzim Bashës.
Alibeaj tha se heshtja në këtë rast është pazar dhe pakt, në kurriz të shqiptarëve për të mbrojtur karriget e tyre si dhe politikën e vjetër. Deputeti theksoi se qeveria, Kuvendi, duhet të jenë të hapur me qytetarët dhe se mazhoranca nuk i do listat e hapura, pasi sipas tij kanë frikë të përballen me shqiptarët.
“Anormaliteti vazhdon me heshtjen në këtë sallë. Sot kur është dita e fundit e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk e shoh këtu as Gjiknurin. Duket qartë pakti dhe marrëveshje, heshtje. Sot është dita e fundit dhe ky parlament ka detyrë të deklarojë edhe dështimin po të doni të këtij komisioni.
Detyrën kryesore e keni ju për të nxjerrë sot në rendin e ditës produktin e kësaj reformë, që është projektligji i depozituar nga PD. Ne e kemi depozituar variantin tonë. Sot të marrim pak kuroja dhe të votojmë edhe kundër, e rëndësishme është të diskutojmë. Heshtja në këtë rast është Pazar, në kurriz të shqiptarëve, për të mbrojtur karriget, listat e hapura dhe politikën e vjetër, sepse kanë frikë.
Ky nuk mund të jetë parlamenti i frikës. T’i hapim letrat, ta tregojmë se sa kurajoz jemi, kështu do të na gjykojnë shqiptarët”, tha Alibeaj.
Pas fjalës së deputetit demokrat, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist,e Bledi Çuçi, theksoi se mazhoranca ka qenë e para që ka depozituar kërkesën për listat e hapura. Duke hedhur poshtë pretendimet e Alibeajt se deputetët socialistë nuk dëshirojnë listat e hapura, Çuçi tha se ata kanë bërë gati dokumentat si duhet të votojnë emigrantët dhe se janë të gatshëm që të votojnë për listat e hapura.
“ Në lidhje me faktin që mazhoranca do apo jo listat e hapura, po ne jemi ata që e kemi thënë, e kemi propozuar, jemi gati të votojmë, po ne kemi bërë gati edhe dokumentat si duhet të votojnë emigrantët”, tha Çuçi ndër të tjera, teksa theksoi se po pritet një raport përfundimtar nga komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili do shqyrtohet dhe më pas do mbahet një qëndrim në Kuvend.
“E përshëndes kthimin e kolegë në normalitet dhe përfundimin e këtij aksioni absurd dhe kësaj marrëzie që bënë. Si duket kanë filluar të lexojnë sondazhe, por pavarësisht shkaqet që i çuan atje dhe arsyeja që i bën të kthehet në normalitet. Dua të them që vërtetë sot mbaron afti i një komisioni që ka zgjatur më shumë dh epo presim produktin përfundimtar të këtij komisioni. Duket nga deklaratat e Alibeajt që s’do ketë produkt fpë4rf. Alibeaj tha që produkti do ishte dok që ne kemi dorëzuar në Kuvend. Çfarë komisioni bipartizan mund të ngrihet mbi këtë premisë, ku pakica vjen këto janë kushte tona po deshi merrini po deshini lërini, këtu është burimi I dështimit të këtij komisioni. Ne do t’i shqyrtojmë rekomandimet e kom, që si takojnë vetëm Kuvendit, por edhe institucioneve tjera dhe do mbajmë një qëndrim në Kuvend. Në lidhje me faktin nëse PS i do apo ajo, Po ne jemi ata që kemi thënë dhe kemi ndryshuar ligjin që emigrantë duhet të votojnë, kemi bërë dokumentin se si duhet të votojnë. Ne nuk kemi ca bëjmë tjetër veçse të presim raportin përfundimtar të këtij komisioni bipartizan që ka funksionuar më gjatë se çdo komision tjetër dhe s’ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, tha Çuçi.