Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundon afati 6 mujor për hetime, numri 2 i OFL-së Artan Shkëmbi kthehet në detyrë

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon afati 6 mujor për hetime, numri 2 i OFL-së Artan

Gjykata e Tiranës heq masën e sigurisë “Pezullim nga detyra”për nurmin 2 të OFL-së Artan Shkëmbi, ndaj të cilit muaj më parë nisën hetime pasi dyshohet se dekonspiroi një operacion ndërkombëtar.

Autoritetet gjermane i dërguan letërporosi SPAK, dhe kërkuan nisjen e hetimeve për Artan Shkëmbin. Mirëpo, 6 muaj pas këtyre hetimeve, Gjykata e Tiranës ka hequr masën e sigurisë “Pezullim nga detyra”për Shkëmbin, duke qenë se ka përfunduar afati 6 mujor për hetime.  

Autoritetet gjermane i kanë kërkuar Artan Shkëmbit informacion për një grup të strukturuar që vepronte në trafikimin e kokainës në Gjermani, ku bënin pjesë dhe dy shqiptarët Aleksandër Prroni dhe Klaudio Vukaj, por kreu i OFL-së i ka dekonspiruar këto informacione. Ky grup sipas autoriteteve gjermane vepronte në Gjermani.

Duke qenë se afati për hetimet ka përfunduar, masa e sigurisë ndaj Artan Shkëmbit është shuar dhe ai mund të rikthehet në detyrë. Nuk dihet nëse Prokuroria do ta apelojë përfundimin e periudhës së hetimit për Shkëmbin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.