Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundojnë hetimet e ngjarjes në SHBA: Aktori shqiptar e qëlloi me çekiç gruan para se të binte nga kati i 6-të

Shkruar nga Newsbomb
Përfundojnë hetimet e ngjarjes në SHBA: Aktori shqiptar e

Policia në New York ka mbyllur hetimet për vdekjen e çiftit shqiptar, Florind Belliu dhe Ornela Shehit, në gusht të këtij viti në Bronx.

Sipas ekspertizës rezulton se aktori shqiptar, Florind Belliu, kishte goditur me çekiç bashkëshortene tij, para se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin, mëngjesin e 6 gushtit.

Mediat amerikane, shkruajnë se ajo që mbetet e paqartë është nëse 28-vjeçarja ra nga dritarja apo u shty nga Belliu, i cili u hodh vetëm pak momente më pas.

Vetëm pak çaste para rënies, fqinjët thanë se kishin dëgjuar të bërtitura, ndërkohë në banesë gjatë ngjarjes së rëndë ndodheshin edhe dy djemtë e mitur të çiftit.

Fqinjët për mediat vendase treguar se kishin dëgjuar njërin prej tyre që të thërriste "Mami,mami!".

Dy djemtë e çiftit nuk ishin në gjendje të jepnin asnjë të dhënë se çfarë e shtyu çiftin drejt debatit fatal.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht të këtij viti. Florind Belliu dhe Ornela Shehi, e cila ishte dhe shtatzënë, u gjetën të vdekur poshtë dritares së apartamentit të tyre në Bronx.

Aktori Florind Belliu ishte në gjendje të trazuar emocionale dhe se prej shumë kohësh po kurohej.

Burimet thanë për gazetën amerikane se policia nuk kishte marrë asnjëherë raportime për dhunë mes çiftit, dhe se ata kishin rreth 4 muaj që ishin zhvendosur në apartamentin e ri.

Belliu dukej se e kishte paralajmëruar një tragjedi të tillë, pasi në një postim në Facebook, ai i kërkonte falje fëmijëve teksa u shkruante se “babai i tyre nuk e ka shkelur kurrë ligjin”. Belliu fliste për një lloj “komploti të gjerë dhe të shtrirë gjatë në kohë të organizuar kundër tij nga shumë persona”, çka ka ngritur dyshimet se ai mund të ishte i ngarkuar psikologjikisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu