Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

“Përfundoi shtresa e parë e pistës”, Rama publikon pamje nga aeroporti i Vlorës

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Rama ka ndarë video dhe shkruan se ka përfunduar shtresa e parë e pistës së aeroportit.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me përfundimin e shtresës së parë të pistës së aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, ju uroj një javë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është në strategjinë tonë të aviacionit civil një nga veprat më të mëdha që është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike, që deri më sot nuk janë ofruar nga vendi ynë për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit.

Bashkimi i operatorëve ekonomikë do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.

Në periudhën 2-vjeçare të fazës së parë do të ndërtohet godina e aeroportit dhe pista, që kapin vlerën mbi 103.5 milionë dollarë.

Ndërsa në fazën e dytë, në 4 vitet e para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit, që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona euro.


Më shumë