Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Përfundoi në spital nga stresi i vettingut, prokurori Ervin Karanxha kallëzon në SPAK Ben Blushin: Më bën presion për të fituar gjyqet, Top Channel ka shumë çështje në Gjykata

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha, kallëzon në Prokurorinë Speciale SPAK administratorin e medias kombëtare Top Channel Ben Blushi, dhe anëtaren e vettingut Valbona Sanxhaktari.

Kallëzimi ndaj tyre bëhet për 3 akuza: Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike, shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë dhe shpërdorimit të detyrës.

Kallëzimi është depozituar dje në Prokurorinë e Posaçme, ku prokurori i Tiranës akuzon Blushin se ka shantazhuar atë dhe familjarët e tij për tre muaj për shkak të një procesi gjyqësor që po gjykonte motra e tij në Gjykatën e Tiranës. Karanxha shkruan se Ben Blushi “dhe media e tij Top Channel” po i bëjnë presion për të fituar gjyqe në favor të tyre.

Madje, Prokuori i Tiranës shkruan se Top Channel ka shumë gjyqe në Gjykatat Shqiptare.

Gjithashtu, e kallëzuar është dhe anëtarja e trupës së vettingut Valbona Sanxhaktari. Prokurori Ervin Karanxha thotë në kallëzim se televizioni në fjalë ka nxjerrë të dhëna nga KPK në lidhje me procesin e Vettingut, ndërkohë që për to nuk ishte në dijeni edhe vetë subjekti.

Këtë e kanë pohuar dhe më herët avokatët e Prokurorit të Tiranës, të cilët janë shprehur se detaje nga hetimi i Ervin Karanxhës kanë dalë më parë në median Top Channel, ndërkohë që ato nuk i kishte mësuar vetë as subjekti i vettingut.

Ora News ka siguruar kallëzimin e Prokurorit Karanxha

Kallezimimi i Ervin Karanxhes by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë

spot_img
spot_img