Prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjashtë vite burg për Flutura Z., 49-vjeçarja e cila shkaktoi aksidentin në Vasil Shanto.
Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, është kërkuar që shoferja të përballet me gjashtë vite burg.
Kujtojmë se 49-vjeçarja u arrestua në maj të vitit të kaluar, pasi aksidentoi tre persona.
Teksa ishte duke udhëtuar me mjetin të llojit “Mercedes Benz”, Flutura Z. humbi kontrollin teksa ishte duke marrë kthesën tek “Vasil Shanto”.
Ajo shkatërroi stacionin e autobusit e dy biznese aty pranë. Nga përplasja u plagosën tre persona të cilët u mjekuan dhe dolën nga spitali.