Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përfshirja në Lëvizjen Studentore dhe dëshira për t’u larguar jashtë vendit, rrëfehet Meta: Gjithë rinia donte ndryshimin, kisha përplasje edhe me babanë për këto gjëra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b191039f34a00e91e58bebd4c523894b

Presidenti Ilir Meta ka bërë një rrëfim të gjatë në lidhje me përfshirjen e tij në Lëvizjen Studentore që solli edhe rrëzimin e sistemit komunist.

Ai tregon se kishte edhe ëprplasje me të atin që ishte i përfshirë në këtë lëvizje, pasi familja e tij ishte ishte një familje e lidhur shumë me Luftën Antifashiste dhe në këtë kuptim, më pas, edhe me sistemin.

Meta thotë se ka patur dëshirë të largohet me anë të ambasadave, por mendoi për familjen dhe u kthye.

Intervista:

Gazetari: Zoti Meta kanë kaluar 30 vjet nga Lëvizja Studentore për ndryshimin e sistemit në Shqipëri. Ju jeni një nga 10-15 personat ende aktivë, që kanë marrë pjesë nga dhjetori e këndej dhe njëkohësisht një nga 3-4 personat kryesore gjatë këtyre 30 viteve në Shqipëri. Cilat kanë qenë momentet më të rëndësishme të kësaj pjese postkomuniste, edhe pse po ju pyes për pjesën e formimit tuaj pak më herët?

Presidenti Meta: Momentet më të rëndësishme janë pikërisht Lëvizja Studentore dhe hyrja në një epokë të re të pluralizimit politik e demokracisë.

Gazetari: Ju keni thënë një gjë shumë interesante në fjalën që u drejtuat të rinjve me rastin e 8 dhjetorit: Thatë që po të prisja unë që ndryshimin ta bënte babai, s’do të kishte ndodhur kurrë.

Presidenti Meta: Jo vetëm unë, por shumica e atyre që kanë qenë atë Lëvizje, besoj se ndajnë të njëjtin vlerësim edhe sot pas 30 vitesh.

Gazetari: E donit vërtet ndryshimin në ato ditë?

Presidenti Meta: Padyshim! E gjithë rinia në atë kohë kërkonte një ndryshim, sepse e kishte kuptuar që vendi po lëngonte shumë…

Gazetari:  Jo, doja t’ju pyesja në fakt ndryshimin e kërkonin të gjithë, por dukej se për ju ishte pak më e vështirë. Babai juaj, ju kishit një lidhje me komunizmin, familja juaj kishte qenë e lidhur me luftën, babai juaj ishte oficer, pra nuk dukej se kishit ndonjë pakënaqësi që lidhej drejtpërdrejt me sistemin.

Presidenti Meta: Shumica e shoqërisë kërkonte një ndryshim, sepse situata kishte ardhur aty ku nuk mbante më. I kemi parasysh të gjithë tallonat…

Gazetari: Ushqimi i racionuar…

Presidenti Meta: …ushqimi i racionuar, 80% në fabrika dhe uzina, ishin në pamundësi për të punuar dhe për të marrë një pagë të atyre standardeve që meritonin të merrenin. Probleme pafund, që detyruan futjen e shqiptarëve në ambasada…

Gazetari: Përplaseshit me babain për këto gjëra? Çfarë kërkonit ju dhe çfarë ju thonte ai?

Presidenti Meta: Po, patjetër, sepse sikurse edhe ju e thatë familja ime ishte një familje e lidhur shumë me Luftën Antifashiste dhe në këtë kuptim, më pas, edhe me sistemin. Jo në kuptimin e privilegjeve, por në kuptimin e të mos qenit të persektuar.

Gazetari: Me përjashtim të një pakice të vogël, pjesa tjetër nuk është se kishin ndonjë privilegj të madh.

Presidenti Meta: Nuk ishim një familje, që vuante nga persekutimi siç ishin shumë familje në Shqipëri apo nga mungesa e shanseve për të garantuar një standard të pranueshëm për atë kohë, si e drejta për në shkollë të lartë apo për punë. Këto ishin standardet e asaj kohe dhe ne i kishim këto mundësi.

Gazetari: Çfarë nuk ecte sipas jush? Ju ishit në atë kohë 20-22-vjeçar në Lëvizjen Studentore, pa i mbushur 22 vjeç. Çfarë nuk ecte sipas jush? Çfarë pakënaqësie kishit ju me sistemin?

Presidenti Meta: E theksova aspektin ekonomik dhe të gjithë kufizimet e tjera.

Gazetari: Ishte pakënaqësi vetëm ekonomike zoti Meta apo kishte pakënaqësi të tjera?

Presidenti Meta: Jo, nuk ishte thjesht ekonomike se po të ishte e tillë, protesta e studentëve me disa premtime për të rregulluar kushtet ekonomike do të ishte zbutur.

Ishte e qartë se vendi kishte nevojë për një ndryshim politik. Të drejtat e njeriut ishin në një gjendje mjaft të mjeruar dhe kishte filluar një sensibilizim i gjerë për të hapur rrugën e ndryshimeve politike.

Gazetari: Zoti Meta ju u gjendët në Lëvizjen Studentore dhe u bëtë pjesë e delegacionit të studentëve që shkoi të negocionte me Presidentin e asaj kohe, Ramiz Alinë, i cili e kishte zyrën në këtë godinë. Si u përfshitë në atë delegacion, në Lëvizjen Studentore?

Presidenti Meta: Lëvizja Studentore erdhi si një lloj procesi. Protesta e studentëve kishte filluar përpara 8 dhjetorit ‘90 po të kemi në konsideratë disa takime të zhvilluara në fakultete të ndryshme, nga eksponentë të udhëheqjes së asaj kohe, që synonin të testonin dhe mbajtur nën kontroll rininë apo elitën e rinisë studentore të asaj kohe. Unë kisha marrë pjesë në disa debate të organizuara në Fakultetin e Ekonomisë me disa eksponentë të Komitetit Qendror që vinin në atë kohë.

Gazetari: Ishin disa tentativa për ta zbutur situatën.

Presidenti Meta: Unë isha edhe Sekretari i Rinisë i degës së Ekonomisë Politike në atë periudhë, isha një person i njohur dhe debatet e mia krijuan një efekt me këta drejtues, me këta eksponentë. Për më tepër bëra një mbrojtje të profesor Gramoz Pashkos pas një interviste që ai dha në “Zërin e Amerikës”.

Gazetari: Pati kontenstim ndaj regjimit komunist.

Presidenti Meta: Po, patjetër. Krijoi një përshtypje të fortë dhe disa…

Gazetari: Si e mbrojtët ju Gramoz Pashkon? Ju ishit student, ndërsa Gramoz Pashkoja profesor. Në çfarë konteksti?

Presidenti Meta: Po, unë isha student dhe një nga sekretarët e Komitetit Qendror në atë kohë dhe disa eksponentë të tjerë të Komitetit Qendror erdhën dhe bënë një takim, si rastësisht në Fakultetin e Ekonomisë, ku kuptohet se të gjitha insinuatat apo shigjetat ishin kundër profesor Pashkos për arsye se ai kishte dhënë një intervistë te “Zëri i Amerikës” dhe kishte bërë kritika mjaft të forta.

Gazetari:  Ju e njihnit personalisht apo vetëm si Sekretar Rinie?

Presidenti Meta: E njihja si pedagog, por ai nuk më kishte dhënë mua mësim deri në atë kohë.

Ishte një figurë simpatike për studentët në përgjithësi, sepse ishte një pedagog interesant, ishte liberal dhe erudit. Por më e rëndësishme ishte ajo që ne kishim dëgjuar prej tij, kritikat për vetë sistemin, për papunësinë dhe probleme të tjera.

Gazetari: Ishte edhe Pashkoja i pranishëm gjatë mbrojtjes suaj?

Presidenti Meta: Po, ishte edhe Pashkoja i pranishëm. I pari që u përpoq t’i mbronte idetë e tij ishte profesor Ylli Vejsiu. Mbajti një reagim shumë të ashpër për të frenuar këtë sulm ndaj Pashkos.

Pastaj bëra një ndërhyrje aty paksa si spektakolare që i vuri në një situatë shumë të vështirë, se kishte ndodhur ngjarja e ambasadave dhe unë u them: “Nuk duhet të hezitojmë për të pranuar problemin e papunësisë, sepse ky është një problem real. Ata që ikën, ne i njohim, ishin të papunë. 80% e tyre nuk mund të jetojnë normalisht me 3 mijë apo 4 mijë lekë në muaj. Prandaj i them unë zotërisë që ishte sekretar i Komitetit Qendror… 

Gazetari: Për të përditësuar një njeri sot: 3 apo 4 mijë lekë ishin 3 ose 4 dollarë në muaj.

Presidenti Meta: Po, ishin pak fare, prandaj unë me ironi ju them: “Këtë problem, pra papunësinë, mund ta zgjidhë Partia. Si mund ta zgjidhë Partia? Partia mund të bëjë një marrëveshje me shtetet e tjera, në mënyrë që këta të papunë, të mund të shkojnë andej dhe nuk kanë përse të hyjnë në ambasada.

Gazetari: Me siguri kjo ishte një herezi jo e vogël?

Presidenti Meta: Aty u krijua një situatë shumë e vështirë, sepse të thoje që ta zgjidhë Partia do të thonte për ta që ti ende kishe besim. Që Partia ta zgjidhte në atë mënyrë do të ishte e pamundur, por problemi ishte ky dhe duhet zgjidhur.

Gazetari: Po vetë Pashkoja, çfarë reagimi pati?

Presidenti Meta: Ai ka qenë në një pozicion paksa të vështirë, por asnjëherë nuk u tërhoq nga pozicioni i tij. Kini parasysh ato ishin testime. Ishin momente për të parë se si ishte raporti i forcave. Deri ku kishte qëndresë.

Gazetari: Ndërkohë që edhe ju kishit një dyzim, kam përshtypjen, në korrik të vitit 1990 të largoheshit me ambasadat?

Presidenti Meta: Unë kisha shumë dëshirë që të largohesha. Është shumë e vërtetë.

Gazetari: Donit realisht të largoheshit?

Presidenti Meta: Po, realisht doja të largohesha, por mendoja gjithmonë pasojat për prindërit, për familjen, dhe kuptohet se ato do të ishin sipas…

Gazetari: U afruat deri te ambasadat?

Presidenti Meta: Jo. Por një shoku im shumë i ngushtë hyri në ambasadë dhe ky ishte një moment, që më tundoi për të bërë një veprim të tillë, por gjithmonë duke menduar pasojat për familjet. Ky ishte problemi kryesor.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img