Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Përfshirja me “mafien shqiptare” e kryemafiozit grek të ekzekutuar natën e Pashkës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Giannis Skaftourou, i konsideruar si një nga kriminelët më të njohur në Greqi u ekzekutua natën e Pashkës, teksa po darkonte jashtë bashkë me familjen e tij.

Mediat e vendit fqinj kanë zbuluar detaje të reja, teksa flitet edhe për episodet ku ai është përfshirë me shqiptarë të botës së krimit.

Ishin katër persona të maskuar ata që e ekzekutuan me breshëri kallashnikovi 55-vjeçarin, i cili ka qenë pjesë e një sindikate mafioze greke me rolin e financierit, të shpërbërë në vitin 2002.

Emri i Giannis Skaftouros është përmendur gjatë arratisjes së bujshme me helikopter nga burgu i Koridhalos i Vasilis Paleokostas dhe mikut të tij shqiptar, Alket Rizai. Megjithatë hetimet nuk zbuluan prova konkrete dhe ai u shpall i pafajshëm.

Skaftouros ka qenë në shënjestër të një grupi katër vite më parë. Në fakt, kur ai ndodhej brenda burgut të Koridhalos, një person tentoi ta vriste duke e qëlluar me thikë në këmbë. Mediat në atë kohë raportuan se autori ishte pjesëtar i “Mafias shqiptare” të burgjeve, i akuzuar për vrasjen e kriminologut Michalis Zafeiropoulos.

Ekzekutorët duket se e kishin mbajtur atë nën vëzhgim për disa ditë. Natën e ekzekutimit, ai nuk kishte me vete truprojat, të cilët kishin marrë leje për të festuar Pashkën.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img