Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihjet nga flakët një magazinë me dru në Berat, 12 zjarrfikës në vendngjarje

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihjet nga flakët një magazinë me dru në Berat, 12

Është përfshirë nga flakët një magazinë druri në lagjen “Uznovë” në Berat. Zjarri në magazinë ka rënë në orët e pasdites së kësaj të marte. Në momentin që është përfshirë nga flakët, në ambientet e magazinës nuk ka pasur asnjë njeri apo punëtor.

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrrëfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse dhe 12 efektivë zjarrëfikës të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve në magazinë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda saj, por për fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij përreth magazinës, zjarrëfikësit u ndihmuan edhe nga rreshjet e shiut, që vijojnë prej 30minutash.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar, por dëme të mëdha materiale, që ende nuk mund të përllogatiten. Sipas zjarrëfikësve në vendngjarje, mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese