Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë pranë zonës së Sanatoriumit në rrugën “ Shefqet Ndroqi”.
Burime për mediat bëjnë me dije se në afërsi të banesës që është duke u djegur ka dhe banesa të tjera të cilat janë të rrezikuara nëse flakët vijojnë të përhapen.
Fatmirësisht deri më tani si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi 3 zjarrfikëse dhe 15 efektivë të cilët janë duke punuar për neutralizimin e flakëve.
Priten më tepër detaje në viijim.
Sondazh
Poll