
Një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në fshatin Zheje të Kurbinit. Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë, kryefamiljari Tan Rrika është shprehur se kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësen, por sipas tij mjeti erdhi në vendin e ngjarjes pa ujë.
Flakët janë ende aktive, ndërsa banorët e zonës u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sondazh
Poll