Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Përfshihet nga zjarri banesa në Korçë, humb jetën kryefamiljari, tre anëtarët e tjerë dërgohen me urgjencë në spital

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12, në zonën e quajtur ‘Çezma e Amzës’ ku raportohet se si pasojë e flakëve në banesë ka humbur jetën një person.

65-vjeçari Vasil Dolani ka mbetur i vdekur dhe 3 familjarët e tjerë janë dërguar  në Spitalin Rajonal të Korçës  për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfiësit , për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërkohë autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak:

Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img