Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përfshihet nga flakët shtëpia dy-katëshe te “Myslym Shyri”, zjarrfikësja në vendngjarje

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët shtëpia dy-katëshe te “Myslym

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një banesë dykatëshe të pabanuar, në rrugën “Myslym Shyri", në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Ende nuk bëhet me dije shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Tiranë/informacion paraprak:

Më datë 01.06.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”, ka rënë zjarr në një banesë dy katëshe të pabanuar. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll