Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një parcelë me ullinj në kodrat e fshatit Zhupan në Fier.
Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi, pasi është favorizuar nga era e fortë.
Kanë qenë banorët e fshatit të cilët kanë ndezur zjarrin për të djegur mbetjet nga pastrimi i parcelës, por situata u ka dalë jashtë kontrollit dhe zjarri është përhapur me shpejtësi.

