Një zjarr ka përfshirë parcelat me ullinj në fshatin Vadhize të Fierit. Mësohet se si pasojë janë djegur shumë pemë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar një zjarrfikëse, për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Zjarri vazhdon ende, ndonëse zjarrfikësja është mbushur disa herë më ujë, me qëllim shuarjen e flakëve.