Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një hotel në Devoll (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb

Një hotel në fshatin Vranisht të bashkisë Devoll është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se ka marrë flakë pjesa e çatisë dhe siç  duket nga fotot, njëri kat i ndërtesës, kati i fundit është shkrumbuar gati totalisht.

Nga të dhënat e para nuk dihet ende se kush është shkaku i zjarrit, por policia dyshon paraprakisht se është nga rrjeti elektrik i ngrohjes ose nga oxhaku.

Foto e hotelit qe ka marre zjarr ne fshatin Vranisht të bashkisë Devoll Foto e hotelit qe ka marre zjarr ne fshatin Vranisht të bashkisë Devoll

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të objektit. Dy zjarrfikëse nga Korça dhe një nga Devolli kanë ndërhyrë për të lokalizuar flakët të cilat janë fikur rreth një ore më pas.

 Njoftimi i policisë:

"Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese