Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë fshatit Dopaj.
Mësohet se mjeti tip “Peugeot” ka marrë flakë në momentin e daljes nga tuneli në drejtim të Elbasanit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Shkak për rënien e zjarrit në mjet dyshohet të jetë bërë një defekt teknik, ndërkohë që zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.