Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në ecje në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët makina në ecje në Pogradec

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Kam marrë flakë një mjet tip “Benz” që ka qenë në lëvizje. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

“Më datë 03.09.2022, rreth orës 18:35, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz nuk ka”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll