Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Përfshihet nga flakët magazina e “Rezervave të Shtetit” në Lundër, dyshimet e para të policisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në godinën e “Rezervave të Shtetit” në Lundër. Burime bëjnë me dije se nga flakët janë djegur disa materiale, por jo dokumente, pasi zjarri është konstatuar në kohë.Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur mënjëherë  forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa po hetohet edhe për zjarrvënie të qëllimshme.

“Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive”, njofton policia.

216909633 526844398542112 6298912028630890648 n

Më shumë

spot_img
spot_img