Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Fierit.
Burime për mediat bëjnë me dije se shkak dyshohet se është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët fatmirësisht kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ndërkohë, si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar.
Kujtojmë, se flakët e zjarrit ditën e sotme përfshinë azilin e qytetit të Fierit. Si pasojë disa të moshuar mbetën të asfiksuar dhe u dërguan menjëherë drejt spitalit të këtij qyteti.
Sondazh
Poll