Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Përfshihet nga flakët godina e një rrobaqepësie në Korçë, rrezikohet kabina elektrike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfshihet nga flakët godina e një rrobaqepësie në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës.

Paraparkisht bëhet me dije se nuk ka të lënduar, pasi në godinë nuk ka pasur njerëz në momentin që është përfshirë nga zjarri.

Mësohet se godina shërben si rrobaqepësi, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë kabulli elektrik në tarracën e fasonerisë.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, por nga flakët rrezikohet një kabinë elektrike që ndodhet shumë pranë godinës.

Korçë/Informacion paraprak: 

Më datë 23.09.2022, rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga “1 Maji”, ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie). Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik.

Më shumë




spot_img








spot_img